‘Të gjithë miqve dhe votuesve te mi të Dukagjinit’

Deputetja e Partis demokratike Greta Bardeli me ane te nje postimi ne rrjetet sociale ka percjellur fjalen e saj te mbajtur ne parlament. Ne fokus gjate fjalimit te saj ka qene pikerisht rruga aq shume perfolur e Dukagjinit. Ne vijim ju percjellim te plote te gjithe fjalen e deputetes Bardeli.

 

📌Në vijim të fjalës time në Kuvendin e Shqipërisë në Dhjetor 2021, ku pas 2 dekadave u dëgjua zëri Juaj për traditat, historinë, gratë e burrat e mençur që kurrë nuk u dorëzuan, ata që u ngritën kundër diktaturës, ruajtja e besimit,

 

shkrimtarët dhe artistet e shquar ashtu dhe për problemet e hallet që diskutuam bashkë votër më votër një vit me parë gjatë fushatës, i kerkova pra, përmes fjalës në kuvend qeverisë, FSHZH, Ministrisë së Bujqësisë të kenë në vëmendje dy çështje themelore, rrugën e Dukagjinit dhe zgjidhjen e problemit të dëmtimit masiv të pemës së gështenjës që prej vitesh ka ndikuar negativisht ekonominë familjare.

👉Për rrugën ka një hap të parë nga FSHZH që referuar faktit, pra pas letrës së dërguar nga ana ime në fund të janarit 2022, përgjigjes së drejtorit të FSHZH në 7 Shkurt 2022 dhe si rrjedhojë sensibilizimit dhe veprimit të aktorëve qëndore dhe vendore u pasua me prokurimin e kompanisë që do përgatisë projektin.

📍Si deputete do e ndjek këtë çështje që projekti të konsultohet me komunitetin dhe në veçanti të përfshihet dhe Pulti duke bashkuar gjithë malësinë💪.

📌Ndërsa lajmi dytë është që po përgatitet prokurimi publik me objekt “Mbrojtjen e Gështenjës nga paraziti Grerëza Galeformuese” që besojmë do shpëtojë këtë pasuri të Dukagjinit 🌰 ( dokumenti përkatës nē foto)

👍Faleminderit të gjithëve atyre që kryen detyrën ndaj Dukagjinit, për këtë fazë të parë, por së bashku me Ju do ti ndjekim në vazhdim këto çështje!
Respekt!

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...