Një nga këto 2 femra mund të jetë presidentja e Shqipërisë, e para femër në histori në këtë post

Prej ditësh, Shqiëpria zien nga thashethemet se kush do të jetë presidenti i ri i Shqipërisë, pasi mandati i Ilir Metës mbaron në korrik dhe nuk do të ketë një tjetër.

 

Analisti Baton Haxhiu ka dhënë dy emrat që do të dëshironte t’i shihte si presidente të Republikës së Shqipërisë.Haxhiu ka thënë se do të kishte dëshirë t’i shihte si presidente Lea Ypin ose Linda Ramën.

 

“Nëse do mendimin tim se kë do të kisha dëshirë unë, unë e pamundur se unë do të kisha dëshirë 2 njerëz për të cilët unë kam respekt të jashtëzakonshëm: Lea Ypi, Linda Rama.

Linda Rama nuk mund të jetë se është gruaja më e rëndësishme që ka logjikën politike, që ka informacion të jashtëzakonshëm politik, ekonomik të gjitha.Por nuk bëhet, nuk është çështje e dëshirës time.

 

Për mua është një ndër figurat më të rëndësishme që ka shoqëria shqiptare. Linda ka moral të lartë publik dhe personal dhe jo që nuk i shkon mendja, por as nuk do të hyjë në një garë kur bashkëshortin e ka kryeministër.

 

Zgjedhja ime e dytë e mirë është Lea Ypi, është e kundërta e Ilir Metës, moraliste, e majtë, i duhet kësaj shoqërie, debatuese, grua. Pra janë dy femra, të cilat unë kisha pasur qejf që t’i ishin president”, tha Baton Haxhiu në studion e Opinion.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...