Ku ka humbur Fatos Nano? Ish-kryeministri gati të rikthehet në Shqipëri dhe të marr postin e madh

Ish-lideri i PS dhe kryeminister i Shqipërisë, Fatos Nano, është shkëputur prej vitesh nga jeta politike dhe jeton në Vienë, vjen dhe herë pas herë në Shqipëri, por sidomos në periudhën e verës.

 

Nano ka një karrierë të pasur politike, por i ka mbetur peng vetëm dicka, të bëhet President i Shqiëprisë. Këtë ambicie e ka shprehur edhe 4 vitë më parë, por atëherë nuk i kishte mirë punët me Ramën.

 

Tani situata ka ndryshuar dhe emri i Fatos Nanos po qarkullon sërish si një nga kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Ilir Metën, mandati i të cilit mbaron në korrik të këtij viti.

 

Ish-këshilltari i Fatos Nanos, Ilir Kulla, në një postim në Facebook shkruan se, nëse PS do të tregojë se është parti politike, kandidatin për President e ka.“Nëse PS do të tregojë që është parti politike e ka Kandidatin për President Fatos Nano, nëse do të vazhdojë humorin e zi me kandidate me e-mail, thjesht do e bëj vendin edhe me qesharak”, shkruan Ilir Kulla.

 

Deri tani nuk ka ende asnjë kandidat zyrtar të caktuar nga PS, e cila thuhet se do marrë dhe miratimin e PD për të zgjedhur presidentin e ri, por kjo gjë duket e vështirë të ndodhë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...