Çudit Baton Haxhiu: Do të doja të shihja presidente gruan e Edi Ramës

Gazetari Baton Haxhiu ka dhënë dy emrat që do të dëshironte t’i shihte si presidente të Republikës së Shqipërisë.

 

I ftuar në emisionin “Opinion”, Haxhiu ka thënë se do të kishte dëshirë t’i shihte si presidente Lea Ypin ose Linda Ramën.

 

Për këtë të fundit, Haxhiu thotë se është e pamundur pasi sipas gazetarit, Linda Rama ka një moral të lartë dhe nuk i shkon mendja të hyjë në një garë të tillë kur bashkëshortin e ka kryeministër të vendit.

 

Blendi Fevziu: Kë do të shihje ti si presidentin e ardhshëm pavarësisht a pranon apo jo dhe pavarësisht nëse i shkon në mendje ta propozojnë apo jo?

 

Baton Haxhiu: Nëse do mendimin tim se kë do të kisha dëshirë unë, unë e pamundur se unë do të kisha dëshirë 2 njerëz për të cilët unë kam respekt të jashtëzakonshëm: Lea Ypi, Linda Rama. Linda Rama nuk mund të jetë se është gruaja më e rëndësishme që ka logjikën politike, që ka informacion të jashtëzakonshëm politik, ekonomik të gjitha.

 

Por nuk bëhet, nuk është çështje e dëshirës time. Për mua është një ndër figurat më të rëndësishme që ka shoqëria shqiptare. Linda ka moral të lartë publik dhe personal dhe jo që nuk i shkon mendja, por as nuk do të hyjë në një garë kur bashkëshortin e ka kryeministër.

 

Zgjedhja ime e dytë e mirë është Lea Ypi, është e kundërta e Ilir Metës, moraliste, e majtë, i duhet kësaj shoqërie, debatuese, grua. Pra janë dy femra, të cilat unë kisha pasur qejf që t’i ishin presidente.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...