Zhduket 15-vjeçarja, dyshohet se u josh nga trafikantët, alarmohen autoritetet (foto)

Një vajzë 15-vjeçare është zhdukur në Peristeri. Mediat në Greqi raportojnë se kjo ngjarje ka alarmuar policinë, ndërsa bëhet e ditur se 15-vjeçarja quhet Fotini Giannopoulou.

 

Adoleshentja duket se është në rrezik pasi ka gjasa që të jetë joshur nga një rrjet i trafikut të qenieve njerëzore. Fotini Giannopoulou ka flokë gështenjë , sy kafe, lartësi 1.60 dhe ka peshë normale. Ditën kur u zhduk, mësohet se ajo kishte veshur një xhaketë të zezë, bluze Nike gri të errët dhe atlete të zeza Nike.

 

Ka dyshime se vajza e mitur ka rënë pre e rrjetës “djemtë e dashuruar”.

“Është një zhdukje e rrezikshme dhe e them sepse ne zakonisht nuk nxjerrim urdhër, por del me vendim prokurorie. Ajo supozohet të jetë larguar vullnetarisht, por është e rëndësishme. Ajo është me disa që janë të rrezikshëm. Ne e dimë se këto qarqe po përdorin të rinjtë për një sërë arsyesh,” tha përfaqësuesi i një shoqata për të humburit.

 

Çfarë janë djemtë e dashuruar? (LOVERS-BOY)

Djemtë e dashuruar janë trafikantë njerëzish që zakonisht punojnë duke u përpjekur që vajzat ose djemtë e rinj të bien në dashuri me ta. Ndonjëherë ata manipulojnë të rinjtë në mënyra të tjera. Pasi të kenë viktima nën ndikimin e tyre, ata i shfrytëzojnë ato, për shembull në industrinë e seksit.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...