Spiropali tregon “karakteristikat” që duhet të ketë presidenti i ri: Nuk duhet të na …

Anëtarja e trojkës negociuese të Partisë Socialiste për zgjedhjen e presidentit të ri, Elisa Spiropali ka treguar karakteristikat që duhet të ketë pasardhësi i Ilir Metës.

 

E ftuar këtë mbrëmje në “Top Story” me Sokoll Ballën, Spiropali tha se presidenti i ri duhet të jetë serioz, dhe mos “të turpërojë Shqipërinë” tek ndërkombëtarët, të mos ndërhyjë tek partitë dhe “t’i ketë hije figura dhe fjala”.

 

Ministrja shtoi se mazhoranca kërkon përfshirjen e gjithanshme të opozitës për emrat, pavarësisht se i kanë votat. Ajo tha se të gjithë janë të mirëpritur në këtë proces, me përjashtim të “atyre që godasin me gurë”

 

“Jam e bindur që procesi i zgjedhjes së presidentit do të jetë i panjohur. Ne jemi dëshirën vullnetin, jo për të bërë pazar, me ndonjë wiski e një puro vendosin emrin e kreut, por në një proces gjithëpërfshirës. Prandaj e kemi hapur prcesin me sugjerime.

 

Kemi vullnetin dhe gatishmërinë që të zgjedhim një president që t’i ketë hije fjala, të mos na turpërojë te ndërkombëtarët, të mos fusë hundët të partitë, të mos ketë angazhime në politikë por një president që i ka hije të jetë në krye të shtetit. Me Metën ishte zgjedhje e kushtëzuar.

 

Ne kemi dëshirën që këtë radhë të marrin propozime edhe jashtë politikës. Ka në parlament njerëz me cilësi për të drejtuar shtetin këtu por edhe në rajon, Kanë dëshmuar qëndrueshmëri në politikë, por pa përjashtuar asnjë, në këtë fazë, për t’i dhënë mundësi opozitës, e nisëm procesin me grupin ton për të marrë propozime.

 

Ne shtymë konferencën për t’i dhënë më shumë kohë këtij procesi. Ky është një proces që e ngre kuvendi. S’mund të parashikojmë çdo komitet që ngrihet maleve të Shqipërisë. Kuvendi e ka përgjegjësinë për t’i dhënë vendit një president. Përveç emrave që godasin me gurë dyerve, të tjerët i mirëpresim”, tha Spiropali.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...