“Presidenti i ri të mos i ngjajë Metës”, Kryemadhi i kthehet Ramës: Ai të lë pa gjumë natën

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Opinion” ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama i cili tha se presidenti i ardhshëm nuk duhet t’i ngjajë Ilir Metës.

 

Kryemadhi tha se Presidenti aktual nuk ka kompetenca dhe se ka rolin e noterit të vendimeve të parlamentit. Sipas saj, presidenti duhet të zgjidhet nga populli, por duhet të ketë më shumë kompetenca.

 

“Normal që mos t’i ngjajë Ilri Metës se ai e lë pa gjumë natën. Nuk mendoj se qetësia e një politikani është të qenit tre herë kryeministër, mund të jesh kryeministër por mund të jesh njeriu më i urryer, pavarësisht se urrejtjen e blen me para. Mund të jesh kryeministër por mund të jesh i pa dëshiruar.

 

Presidenti është pa kompetenca, tashmë ai do të jetë një noter i disa vendimeve që do të kalojnë në parlament. Do ketë një rol horonifik. Në fakt po të shikosh të gjithë, thonë se presidenti të jetë i zgjedhur nga populli, por me kompetenca të tjera”,-tha Kryemadhi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...