Kush do të jetë Presidenti i ri? Zheji: Rëndësi ka të jetë pa b…

Kush do të jetë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Kjo është tema e diskutuar në emisionin Opinion në Tv Klan përballë një paneli gazetarësh dhe analistësh.

Analisti Ervis Iljazi thotë se nuk ka rëndësi emri dhe nga cila forcë politike vjen, por që të jetë një person me integritet dhe të jetë i aftë.

Ndërsa gazetari Artur Zheji ka patur një opinion krejt tjetër.

Ervis Iljazi: Një president i cili flet nëpërmjet dekreteve dhe mesazheve që i dërgon shoqërisë dhe politikës. Pavarësisht se mund të vijë nga një forcë politike, nuk është problem fare. Çështja është e ka kulturën politike që të dali përtej? Zakonisht raportet midis institucioneve në një rend kushtetues më shumë sesa me norma bëhen me kulturë politike.

Blendi Fevziu: Ti mendon që duhet ta marri vetë PS-ja apo duhet ta negociojë?

Ervis Iljazi: Për mua nuk ka rëndësi fare. Unë nuk gjykoj apriori. Unë kur të shoh kandidatët do jap gjykimin tim, është i mirë apo jo. Nëse e zgjedh PS, nëse e zgjedhin bashkarisht, nëse e zgjedhin të gjitha forcat, për mua kjo….

Blendi Fevziu: Z.Sazan Guri ka shprehur dëshirën për t’u bërë…

Ervis Iljazi: Siç nuk domethënë asgjë për mua nëse do jetë grua apo burrë se kam dëgjuar dhe këtë teorinë e fundit që do jetë grua. Po pse? S’ka rëndësi… Rëndësi ka të jetë i aftë.

Blendi Fevziu: Po pse mos të jetë?

Ervis Iljazi: S’ka rëndësi… Rëndësi ka të jetë i aftë..

Artur Zheji: Rëndësi ka, më falni mund ta them, të jetë pa b*thë.

Sonila Meço: Ekzakt. Zheji e thotë në mënyrë brutale, por…

/tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...