Sokol Balla e “nisi” nga Top Channel, por Eni Vasili shfaqet si asnjëherë më parë dhe tregon… (foto)

Rikthimi i Sokol Ballës në Top Channel solli disa ndryshime të mëdha edhe pse jemi në mes të sezonit televiziv. Balla do të mbajë postin e drejtorit të informacionit dhe normalisht do vazhdoj me emisionin e tij tq zakonshëm “Top Story” në prime-time.

 

Ardhja e Ballës bëri që Eni Vasili dhe “Open” i saj të largohen nga Top Channel. Eni ka njoftuar se shumë shpejt do rikthehet në News 24 në prime time. Ndërkohë ditët e fundit nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale.

 

Kjo zgjedhje e moderatores si duket është për të mbledhur fuqitë për një nisje të mbarë. Ditën e djeshme Eni Vasili ka ndarë një foto në palestër ku duket se po ushtrohet fort në palestër për të qenë sa më në formë për eksperiencën e re në karrierën e saj.

 

Nga burime pranë saj, thuhet se Vasili nuk e priti aspak mirë vendimin e Top Channel për ta larguar në mes të sezonit, në një kohë që ajo ka bërë mjaft sakrifica për këtë ekran.

 

Kujtojmë se edhe kur ishte shtatzënë dhe në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, ajo vazhdoi pa ndalur emisionin e saj pasi ishte një periudhë shumë e ngarkaur me zhvillime politike.

 

Tani Eni do të hedhë pas zhgënjimin që mori nga ky televizion dhe do të rikthehet në “News 24”, një ambient që e njeh mjaft mirë pasi ka punuar dhe më parë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...