Rama jep lajmin e madh: Më 30 prill i japim ska më korrupsion, nuk do ketë më …

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se Shqipëria nga vendi i 33 është ngjitur në vendin e 17-të për shërbimet digjitale, duke u klasifikuar kështu e para në rajon.

Rama bën me dije se duke filluar nga data 30 prill qytetarët nuk do të duhet të presin në sportele për shërbimet e marra pasi cdo shërbim do merret online përmes “E-Albania”.

Sipas kryeministrit përmes digjitalizimit do i “vëmë shqelmin” korrupsionit dhe zvarritjeve për marrjen e një dokumenti shtetëror.

“Nga e 33-ta Shqipëria ngjitet në vendin e 17-të për shërbimet digjitale dhe del e para në rajon. Në 30 prill mbyllim sportelet e shërbimeve me dokumenta dhe i japim një shqelm vendimtar korrupsionit, radhave, zvarritjeve për marrjen e një dokumenti shtetëror”, shkruan Rama.

Prej kohësh, shumë shërbime merren online përmes E-albania, pa qenë nevoja për të qenë në rradhë, sic mund të jenë certifikata të ndryshme, vërtetime, aplikime për pensionet,

për ndihën ekonomike etj.Por edhe pse shumë shërbime do jenë online, përsëri “mjeshtrat” që punojnë në administratën tonë e dinë si ta “detyrojnë” qytetarin t’u japë atë “kafen” e famshme për shërbimin që kanë nevojë të marrin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...