Fationi tregon si u njoh me Merushen: Me ish-burrin e saj ulesha për kafe, unë …

Partneri i Merushe Hazizajt, Fatjon Hoxha ka treguar se historia e tyre e dashurisë nisi 4 vite më parë.

 

Ai tha se të dy ishin të martuar, por kishin probleme dhe nuk shkonin mirë me partnerët e tyre.Në “News24”, Fatjoni rrëfeu se punonte si taksi dhe një ditë krejt të zakonshme gjatë ushtrimit të detyrës do të shkonte në shtëpinë e bashkëshortit të Merushes.

 

Aty njihet me të, shkëmbejnë numrat dhe kështu nisi historia e tyre. I riu tregoi se pas këtij momenti, kanë dalë për të pirë kafe dhe janë njohur më shumë me njëri-tjetrin. Fatjoni rrëfeu gjithashtu, momentin e ndarjes nga bashkëshortja.

 

Ai tha se ish-gruaja e dinte për lidhjen e tij me Merushën dhe një ditë, teksa ndodhej në shtëpinë e prindërve për disa ditë, zgjodhi që të mos kthehej më në banesë. Fatjoni thotë më pas se ish-gruaja u martua me një djalë nga Durrësi, të cilin ia njohu e motra.“Kisha 4 vite, kam shkuar në shtëpinë e saj. Ishte e martuar, s’i kishte punët mirë.

 

Shkëmbyem numrat e telefonit, dolëm për kafe. Ish-gruaja ime kishte njohje me Merushen. Divorci me gruan, unë kisha lidhje me Merushen, e dërgova te prindërit për 3-4 ditë. Ajo nuk erdhi më, e lidhi motra me një tjetër nga Durrësi.

 

Ajo e dinte që kisha lidhje me Merushen”,-tha Fatjoni.“Unë te shtëpia e Merushes shkoja shpesh herë. U bëra si i shtëpisë. Krijuam një lidhje me vëllezërit e saj, ishim si shokë. Krijuam shoqëri me ata. Flisja me Merushen njëkohësisht. Ish-burri i saj ka ngrenë dhe ka pirë me mua. Kemi dalë për kafe”, tregon Fatjoni.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...