Sazan Guri hedh kandidaturën: Mua më keni gati… Shqipërisë i duhet një president

Ilir Metës i mbaron në korrik mandati si President i Shqipërisë dhe tashmë dhet nga të gjithë që nuk do të ketë një madat të dytë për të. Meta do i rikthehet LSI-së, ndërsa Shqipëria duhet të gjejë një president të ri.

 

Sazan Guri ka hedhur kandidaturën për t’u bërë President i Shqipërisë. Ai thotë se është nxitur për të shpallur kandidaturën nga një nuëmr i madh qytetarësh, aktivistësh dhe njerëz të mediave, teksa shton se aftësitë, përvoja dhe dashuria për vendin e kanë shtyrë të jetë kandidat.

 

“Kam besim te Perëndia, po aq te shqiptaria që nuk do ta lëmë të jetë kështu Shqipëria”, shkruan në fund të deklaratës së tij Sazan Guri.

 

 

Emri i Presidentit të ri mbetet ende një mister, pasi nga palët politike nuk ka ndonjë kandidaturë konkrete, ndërkohë që shoqëria civile ka dhënë disa emra, të cilët janë mirëpritur nga qytetarët.

 

Ndërkohë një tjetër emër i njohur që është vetëofruar për postin e presidentit është edhe historiania dhe pedagogia e njohur Elena Kocaqi.

 

Ajo është shprehur se ka mbështetjene gjithë shqiptarëve dhe do jetë një presidente mbi palët. Kujtojmë se Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë presidente femër.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...