‘Ora policore për muzikën, një idiotësi me brirë’/ Endri e Stefi inatosen dhe kanë një…

Megjithëse pandemia është drejt “fundit”, dhe masat anti-Covid pothuajse janë harruar, në klubet e natës, diskot, lounge-baret dhe çdo lloj shërbimi i kësaj natyre, vazhdojnë të mbeten në fuqi, duke mos lejuar aktivitetin e tyre pas orës 23:00.

 

Një reagim të fortë, për këtë goditje që po u bëhet jo vetëm bizneseve të kësaj natyre, por mbi të gjitha artistëve prej më shumë se dy vitesh, kanë bërë dhe vëllezërit korçarë, Stefi dhe Endri Prifti.

 

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, ata theksojnë se jemi i vetmi vend në Europë e ndoshta dhe në botë me këtë ligj të cuditshëm.

 

“Tre vjet me pare ishim mesuar me nje jete normale dhe klabet benin namin deri ne oret e para te mengjesit.. Gjithcka ndryshoi, si me magji…!

 

Gati dy vjet kaluan, qe gjerat rane ne qetesi – vdekjeje prej pandemise..!

 

Tani, ka ndryshuar dicka dhe te pakten ora policore per te levizur dhe qarkulluar eshte e lire..!

 

Por, vazhdon ora policore per muziken! E pashpjegueshme, por e vertete! E pakonceptueshme, por reale.. fakt!

 

Ne nje ambjent ku deri ne oren 11:00 c’do gje eshte ne rregull me gjithcka, ndryshon krejt papritur dhe muzika mbyllet menjehere, me ligj.

 

Njerezit vazhdojne te qendrojne ne te gjitha ambjentet, por muzika mbyllet! ABSURDITET! FYERJE PER MUZIKEN DHE MUZIKANTET! DEM PER BIZNESIN DHE PAKENAQESI PER PUBLIKUN! I VETMI VEND NE EUROPE DHE AMERIKE! Ndoshta i vetmi vend ne bote me kete ligj te cuditshem!

 

Kjo “mbetje” e fundit e periudhes se pandemise duhet te marre fund. Nje idiotesi me brire.

 

Nese vendimi per te mbyllur muziken ka arsye te tjera le te na i thone dhe shpjegojne, perse?

 

Une mendoj, se ka ardhur momenti te behet nje ndryshim i menjehershem ne orarin e vendosur ne kohe pandemie. Te pakten te kemi mundesine deri ne oren 12:00, si ka vite qe performohet gjate sezonit te veres. Por, do te ishte perfekte dhe ky eshte sugjerimi im per instancat kopetente ne vendim marrje (deri ne lirine e plote..),

 

te vendosej ora 1:20 min, si orar i pakontestueshem dhe shume i favorshem per te gjitha palet. Disa diskoteka te vecanta le te vazhdojne deri ne mengjes me leje te posacme, por orari i lartpermendur, qe perfshin pjesen themelore te interesit duhet te merret parasysh si nje zgjidhje vertet e mire dhe e kenaqshme per te gjithe.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...