UPS! S doli nga Përputhen, Mikela i’u nxjerr të palarat konkurrentëve!

Mikela Pupa, ish-konkurrentja e “Përputhen” ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ditë e Re”.

 

Ajo foli për jetën e saj private, si po ecën lidhja jashtë me Erionin dhe për pjesëmarrjen e saj në “Për’puthen”. Ajo tregoi se nuk do të bëj parashikime se si do të shkojë lidhja me Erionin por do t’ia lërë kohës.

 

“Nuk bëj parashikime, ne jemi si macja me miu,zihemi gjatë gjithë kohës, por më pëlqen se në asnjë moment nuk mendojmë që ne u zumë tani nuk do flasim më dhe nuk do të ketë vazhdimësi. Ne zihemi, qetësohemi dhe bëjmë sikur nuk ndodhi asgjë”.

 

E pyetur se sa % e të rejave dhe te rinjve që janë në program janë për tu përputhur dhe sa për show, Mikela tha: “Këtë të dytën janë të gjithë, duke përfshirë dhe veten sepse në qoftë se nuk do ishte për show nuk do ishim futur në këtë ‘reality show’, e dyta për sa janë për lidhje, të gjithë hynë po ndodhi dhe pse jo, pastaj është këmbëngulja jote dhe varet personi sa do të japi ty. Ka pasur shumë aty që bënin gjithçka për show.

 

Kishte nga të dyja palët edhe nga çunat dhe nga gocat, por besoj që u del herët apo vonë siç ka dalë në vazhdimësi”, tha ajo ndërsa tregoi se tani që është larguar nuk mban mëri asnjë por… “Nuk i kam bërë bllok në Instagram askujt. Më kanë bërë bllok. Bruno më ka bërë bllok e më ka bërë çudi”.

 

Mikela foli dhe për projektet që i pëlqejnë të bëjë pas daljes nga emisioni. “Doja ta shikoja veten në moderim, të kisha një emision ‘funny’. Mund të bëj dhe dy punë njëherësh dhe do më pëlqente dhe radioja”, përfundoi ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...