Fitoi lotarinë 250 mijë €, por 28-vjeçari pa dokumente në Belgjikë nuk merr dot lekët

Një algjerian që fitoi 250,000 € pasi bleu një kartë gërvishtëse e cila kushtonte 5 € në Belgjikë, po përpiqet të tërheqë çmimin pasi ka hasur vështirësi për shkak të statusit pa dokumente.

 

Çmimi është shumë i madh për t’u paguar CASH dhe burri nuk i ka letrat që i nevojiten për të hapur një llogari bankare.

 

Një mik i cili u përpoq të kërkonte paratë për të, u ndalua nga policia për një kohë të shkurtër nën dyshimin e vjedhjes.

 

Fituesi thotë se dëshiron t’i përdorë paratë për të ndërtuar një jetë në Belgjikë.

 

“Kur të marr paratë, do të blej një vend për të jetuar në Bruksel. Dhe ndoshta një makinë,” tha burri, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, për gazetën belge Het Laatste Nieuws.

 

Megjithatë, së pari ai duhet të gjejë një mënyrë për të marrë paratë.

 

Sipas transmetuesit belg VRT, 28-vjeçari nuk ka dokumente të vlefshme identiteti dhe as një vend të përhershëm për të jetuar.

 

Për shkak se ai nuk mund të hapë një llogari bankare, kompania e lotarisë nuk do të bëjë pagesën, tha avokati i burrit, Alexander Verstraete.

 

“Ne po kërkojmë ato dokumente që mund të vërtetojnë identitetin e tij. Ai do të duhet të kontaktojë familjen e tij në Algjeri,” i tha Verstraete agjencisë së lajmeve AFP.

 

Një zëdhënës i lotarisë nuk specifikoi për AFP se cilat dokumente do të kërkoheshin për të marrë fitimin.

 

Një nga miqtë e burrit, i cili ka letrat e duhura, u përpoq të merrte fitimet në emër të tij duke shkuar në selinë e lotarisë në Bruksel.

 

Por ai dhe dy të tjerë u arrestuan nga policia gjatë natës pasi autoritetet dyshuan se kishin vjedhur kartonin fitues. Ata u liruan pasi fituesi shpjegoi situatën.

 

Karta fituese tani po mbahet nga një gjykatë në qytetin e Bruges, afër portit të Zeebrugge ku u ble.

 

Verstraete thotë se autoritetet kanë premtuar se nuk do ta deportojnë algjerianin derisa ai të ketë marrë paratë e çmimit.

 

Fituesi u largua nga Algjeria katër muaj më parë, duke udhëtuar me varkë për në Spanjë, sipas mediave belge. Nga atje ai kaloi në këmbë përmes Spanjës dhe Francës para se të arrinte në Belgjikë.

 

Ai kishte dashur të udhëtonte për në Mbretërinë e Bashkuar, por tani thotë se do të preferonte të qëndronte në Belgjikë dhe shpreson të krijojë një familje.

 

“Do të kërkoj gjithashtu një grua,” i tha ai Het Laatste Nieuws. “Megjithatë, nuk do ta gjej me paratë e mia, por me zemrën time”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...