Rama sherr në avion në Gjermani, stafi thërret policinë. Ja çfarë ka ndodhur

Kryeministri Edi Rama ka bërë një sherr me ekupiazhin e një fluturimi të kompanisë Lufthansa, para se të nisej nga Gjermania për në SHBA.

 

Sipas medias gjermane “Spiegel”, ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit 2021.

 

“Spiegel” shpjegon se Rama bëri një gjullurdi aq të madhe duke kundërshtuar mbajtjen e maskës kundër Covid, sa që stafi i avionit lajmëroi policinë.

 

“Kryeministri shqiptar Edi Rama shkaktoi një skandal në bordin e avionit të Lufthansa gjatë valës së katërt të koronës. Sipas pasagjerëve, kreu i qeverisë refuzoi aq ashpër mbajtjen e maskës mbrojtëse mjekësore nga korona në fillim të dhjetorit përpara nisjes së një avioni nga Frankfurt në Detroit, saqë ekuipazhi i avionit duhej të thërriste kapitenin për ndihmë.

 

Megjithatë, duke qenë se ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për detyrimin e përgjithshëm për të mbajtur një maskë FFP2 ose një maskë kirurgjikale në vend të një maskë pëlhure, Rama u shoqërua nga policia”, raporton këtë të Premte “Spiegel”.

 

“Vetëm pasi u bindi nga një punonjës i Ministrisë së Jashtme i thirrur me ngut, Rama më në fund pranoi të zbatonte rregulloret e parashikuara për koronan, si të gjithë pasagjerët e tjerë në bordin e Lufthansa. Linja ajrore më pas e ricaktoi atë dhe delegacionin e tij prej dhjetë anëtarësh në një linjë tjetër me Shtetet e Bashkuara.

 

Shefi i Lufthansa-s, Carsten Spohr e përmendi së fundmi incidentin në një intervistë në Spiegel. Edhe pse shefi i linjës ajrore nuk përmendi emrin e Ramas, ai theksoi se nuk kishte asnjë trajtim preferencial kur bëhej fjalë për kërkesën për maskë – as për një kryetar qeverie”, raporton më tej gazeta gjermane në versionin online.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...