Lulzim Basha tregon mesazhet që ka shkëmbyer me Edi Ramën…

Lulzim Basha është akuzuar shpesh nga të tijtë për marrëdhënien me Edi Ramën, që sipas tyre ka bërë që PD të mos fitojë asnjë plaë zgjedhje vitet e fundit.

 

Madje ka pasur zëra që e akuzonin Bashën se ka shkëmbyer vazhdimisht mesazhe me Edi Ramën në lidhje me vendime të ndryshme për situatën politike në vend.Basha u pyet nga gazetarët në lidhje se ai komunikon me kryeministrin Rama, deputeti demokrats pohoi se me Ramën ka pasur vetëm dy mesazhe ngushëlluese njëra në 2020 dhe në 2021.

 

Ish kreu i demokratëve foli edhe për gjendjen e sotme në Partinë demokratike, Basha foli për keqardhje e shqetësimp për situatën ku është PD momentalisht.

 

“Unë vij nga shumë takime në terren e shoh që ka një frymë përçarëse nga një grup njerëzish që prej kohësh kanë vendosur interesat personale të Sali Berishës e të tyret mbi interesat e sakrificat e demokratëve.

 

Shpreh keqardhje e shqetësim jo që s’ka shërbyer aspak për të bashkuar demokratët por është përdorur për të vijuar frymën e përçarjes me parimin që kush nuk është me mua shpallet armik e kulak siç e keni parë atë që i bën kryetarit në detyre Enkelejd Alibeaj që mbron parimet e vlerat mbi të cilat qëndron PD e interesat e demokratëve”, u shpreh Basha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...