Basha zbulon se ka folur me Ramën: Kemi komunikuar vetëm dy herë

Kryetari i dorëhequri i PD-së Lulzim Basha ka zbuluar para gazetarëve se ka komunikuar dy herë me kryeministrin Edi Rama.

 

Basha u pyet sesi do t’i përgjigjej deklaratës së Ramës së bërë më 9 prill, i cili tha se i ka dërguar atij mesazh duke i thënë se PD do të përfundonte në këtë gjendje që është sot.

 

“Mua nuk më mungojnë ata fare dhe unë mendoj se Shqipëria po humbet në këtë moment se nuk ka atë farë opozite. Nuk është ndonjë humbje për Shqipërinë kjo, përkundrazi. Kjo duhet të kishte ndodhur me kohë. Ia kam çuar dikur me mesazh Lulzim Bashës dhe kam gabuar vetëm në një vit diferencë. Kam qenë më shumë optimist se do të ndodhte më shpejt e gjithë kjo, por për sa i përket shqetësimit tim të mandatit të katërt, ne sapo kemi filluar të katërtin”, u shpreh Rama para 5 ditësh.

 

Në përgjigje, Basha tha se është gënjeshtër dhe se dy kanë qenë komunikimet me të, një në 2020 dhe një pak kohë më parë. Të dyja rastet për ngushëllime për humbjen e familjarëve.

 

“S’ka patur komunikim. Ka patur komunikim për dy humbje në familje. Këto kanë qenë. Ato që thotë Rama janë gënjeshtra. 3 e tranzicionit hedh gënjeshtra për të hequr vëmendjen. Si i japim fund vjedhjes, një e ka drejtësia dhe një politika. Këto prodhojnë cirk hedhin gënjeshtra dhe askush s’jep zgjidhje. Unë jam përpjekur për një kulturë tjetër politike”, tha Basha.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img