Për kë bëhet fjalë/ Berisha sulmon rëndë ministren e Ramës: S’ka njeri më plaçkitës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar pasditen e së hënës nga foltorja e Parlamentit ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Berisha, duke iu referuar kohës kur Xhaçka ka qenë ministre e Mbrojtjes, e ka cilësuar atë si “njeri plaçkitës.”

 

“Nuk ka pasur njeri më plaçkitës sesa parafolësja. Në letërsinë e viteve ‘60, u zhvillua një rrymë që quhej,…Të Keqnisurit. Olta, nuk je larg asaj kategorie, ndaj edhe kur flet duhet të matesh dy herë se e ke filluar me piramidat dhe e mbylle me plaçkitjen e pronave të ushtrisë. Me akrabanë tua e të bashkëshortit tënd.

 

Informoj qytetarët se për sa i përket cinizmit njerëzor, zonja nuk lë mbrapa asnjë personazh të letërsisë botërore.

 

Në klimën e tërmetit deklaronte se kishte dërguar 15 mijë pako, për 2 apo 3 pako. Duke harruar që ata kishin nevojë për pako, s’kishin çfarë të hanin…Këta janë grupi i shushunjave që po u pinë gjakun.”

 

Në replikën e saj, ministrja i kujtoi Sali Berishës se është shpallur “non grata” nga SHBA ndërsa e paralajmëroi se një ditë do të japë llogari para drejtësisë “për dosjet që janë palë në ministrinë e Mbrojtjes.

 

“Strategjitë e vjedhjes së pronave të ushtrisë ua kam lënë juve. I dimë të gjithë kush janë. I njoh shumë mirë dosjet në detaje. Po në mënyrë aq strategjike, partneri me strategjik që kemi u ka shpallur ju dhe familjen tuaj non grata. Administrata që luftën kundër korrupsionit e ka prioritet strategjik. Dosjet janë palë në ministrinë e Mbrojtjes.”

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...