E pirë në timon/ Çmendet 35-vjeçarja në Tiranë, shkakton aksident dhe rreh policin

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçare.

Ajo akuzohet se teksa ngiste makinën në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër dhe ka goditur punonjësit e policisë.

Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasja E.X., 35 vjeçe e cila akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Mësohet se 35-vjeçarja, duke drejtuar mjetin e saj, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen Sh. I., ndërsa gjatë momentit të veprimit të policisë ajo ka goditur punonjësit e Policisë.

“U bë arrestimi i E. X., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, pasi duke drejtuar mjetin e saj, në gjendje të dehur,

është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen Sh. I. Gjatë veprimeve policore, shtetasja E. X. ka goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës”,-njofton policia.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...