“Nuk fut dot gishtin te…”, Tan Brama habit me deklaratën

Koreografi dhe kërcimtari Tan Bama ju bashkua eksperiencës në shtëpinë e Big Brodher Vip.

I ftuar në Why?Not në RTV Ora me moderatoren Roza Lati ka rrëfyer se e ka marrë ftesën për t’iu bashkuar kësaj eksperience natën e Vitit të Ri.

Ai ka rrëfyer gjithashtu edhe presionin me të cilin është përballur duke qenë se shtëpia ishte nën monitorim nga kamerat 24 orë.

Tan Brama: Jam munduar ta ruaj veten, kanë qenë emocione shumë të mëdha. Unë më datë 31 dhjetor e mora ftesën, ka qenë dhurata më e bukur për natën e Vitit të Ri edhe pse nuk ja thashë familjes. Thashë do ta mendoj.

Kisha kohë vetëm 4 ditë dhe më datë 4 do shkoja. Unë i thash Ok direkt, por gjatë rrugës nuk e dija çfarë do ndodhte. Hyra brenda, aty është loja, se unë i shikoja dhe nga jashtë dhe i shikon me sy tjetër se si do sillen me Tanin.

A do jenë të njëjtët? Unë njihja Donaldin, Trixën, Ilirin dhe është pak presion sepse ti nuk shprehesh, nuk thua diçka se çfarë ka ndodhur jashtë.

Edhe këngën time që kisha bërë nuk ja thosha dot, pavarësisht se ja thashë që kam bërë një këngë. Kjo është trysnia ajo që ti nuk e thua dot. Nuk fut dot gishtin te veshi sepse ke kamera gjithandej (qesh).

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img