Nuk e dinte se ishte shtatzënë, 28-vjeçarja lind papritur fëmijën në …

Një grua u trondit nga kur e vetme lindi fëmijën e saj në dush, pasi nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë.

Dimitty Bonnet, 28 vjeçe, e cila tashmë ishte nënë e dy fëmijëve, kishte hequr dorë nga shpresat për të pasur një fëmijë tjetër dhe mbeti krejtësisht e shtangur kur ndjeu nevojën e papritur për të shtyrë ndërsa ishte në dush, duke kapur kokën e foshnjës.

Dimitty dhe bashkëshorti, Jason, 42 vjeç, të cilët janë prindër të Nate, pesë vjeç dhe Darci, tre vjeç, menduan se familja e tyre ishte e kompletuar dhe kishin ndaluar së munduari për një fëmijë tjetër.

Dimitty, nga Campbelltown, New South Wales, Australi, kishte perioda të rregullta dhe madje kishte bërë një test shtatzënie i cili kishte rezultuar negative, disa javë përpara lindjes së befasishme në orën 1:30 të mëngjesit.

Burri i saj ishte në shtrat në atë moment, dhe ndërsa ajo thërriste për ndihmë, ai nxitoi në tualet për të gjetur gruan e tij të mbuluar me gjak dhe duke mbajtur një fëmijë.

“Pesha më ka luhatur gjatë gjithë jetës sime, kështu që nuk mendova asgjë kur shtova disa kilogramë. Kisha fluturuar me aeroplan një muaj më parë, madje kisha bërë një radiografi pas një dëmtimi në regbi gjashtë javë para se të lindja.

Asnjë pjesë e imja nuk mendonte se mund të isha shtatzënë, madje për t’u siguruar, bëra një test një muaj para lindjes dhe doli negativ”.

Ajo vë në dukje se mbrëmjen para se djali i saj të lindte, pati pak dhimbje barku, kështu që i vuri fëmijët në shtrat dhe e zuri herët. “U zgjova rreth orës 1 të mëngjesit dhe u ndjeva shumë e parehatshme”,- kujton ajo. “Më dukej sikur kisha shumë nevojë për tualetin, por nuk isha në gjendje të shkoja.

Dhimbja filloi të përkeqësohej, kështu që vendosa të bëj një dush për t’u ndier më mirë. Nuk doja ta zgjoja burrin tim, kështu që e mbajta dritën fikur dhe bëra dush në errësirë. Ndjeva një nevojë të papritur për të shtyrë dhe menjëherë pas kësaj, isha duke mbajtur kokën e një foshnjeje”.

Pasi Dimitty thirri burrin e saj, Jason nxitoi në tualet dhe u trondit kur gjeti gruan e tij duke përqafuar djalin e tyre të porsalindur. Në një gjendje shoku dhe konfuzioni, Dimitty arriti të ulet në dysheme në errësirë dhe pas një shtytjeje të fundit, fëmija i saj lindi në orët e para të mëngjesit.

Çifti në panik thirri një ambulancë, e cila mbërriti rreth 15 minuta më vonë, pikërisht në kohën e duhur për të ndihmuar Dimitty-n të nxirrte placentën. Pasi mjekët prenë kordonin dhe u siguruan që nëna dhe foshnja ishin mirë, ata e çuan familjen në spitali, ku ishin nën monitorim për 24 orë.

“Fëmijët e mi më të mëdhenj ishin shumë të emocionuar kur u thamë, veçanërisht vajza ime pasi ajo gjithmonë dëshironte të ishte një motër e madhe.

Ajo është shumë e kujdesshme dhe po përjetonte shumë mirë rolin e saj të ri. Familja dhe miqtë tanë kanë qenë të gjithë aq mbështetës sa nuk ishim të përgatitur fare, në fakt, ne i kishim hedhur të gjitha gjërat tona të vjetra për fëmijë një muaj më parë.

Por të gjithë u mblodhën për t’u siguruar që ne kishim një karrocë fëmijësh, rroba, pelena dhe një shtrat për të. Ai është një fëmijë kaq i mrekullueshëm dhe ne ndihemi shumë me fat që e kemi, edhe pse në fillim ishte një tronditje”.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img