Arti në zi! Ndahet nga jeta këngëtari i famshëm, vuante nga kjo sëmundje

Është ndarë nga jeta Bobby Rydell, idhulli i adoleshentëve të viteve ’60 i njohur për këngët si “Wild One”

apo coverin e vitit 1960 të “Volare”, si dhe për rolin e tij si Hugo Peabody në filmin e vitit 1963 “Bye Bye Birdie”. Lajmin e kanë dhënë përfaqësuesit e tij përmes një deklarate.

Rydell ishte 79 vjeç dhe ndërroi jetë dje, më 5 prill, në Abington, Pensilvani, nga komplikimet e pneumonisë, që nuk kishin lidhje me Covid-19.

Rydell, emri i vërtetë i të cilit ishte Robert Ridarelli, shënoi këngën e tij të parë në Billboard 100 në vitin 1959 dhe vazhdoi të kishte një karrierë me plot 34 këngë në 100 hitet më të mira dhe më shumë se 25 milionë shitje të albumeve.

Sipas deklaratës, Rydell ka lënë pas gruan e tij, Linda J. Hoffman, djalin Robert Ridarelli, vajzën Jennifer Dulin dhe pesë nipërit e tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...