Përshkrimi fantastik i Shkodrës në poezi

Këndojnë bashkë në mëngjese pesë kumbonare,

këndojnë në ajri mbi Shkodër ende fjetë:
mbi Maranaj qet vetllën kureshtare
agimi e hjedh në liqe synin e qetë.

Përhapë lajmin e zgjimit rrezja e parë
të parat përshëndetje dridhen në heshti të letë,

e shpejt në at lavdi dielli, qi e veshë fare
Shkodra kumbon me zanë, zhurmë e jetë.

E ai diell prëndvere i ri shprazet në shtëpija
udha e lulishta tue ngjallë ngjyra e shkëndija,
tue mbshtjellë gjithshka si nji tis ari, i hollë:

skaj në skaj si lum gzimi tue rreshqitë
në syt e vashave, qeshë, e mbush me dritë
kaçurrelat e tyne kur shkojnë në shkollë.

nga Ernest Koliqi

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shenjat e Horoskopit që martohen në moshë të re

Ka disa shenja që janë alergjikë ndaj martesës dhe...

“Mami, nuk ia dal dot më me babin”, nëna kujton mes lotësh fjalët e të birit 7-vjeçar

Pas 16 vjetësh martesë, në vitin 2019 Silvana vendos...