Me pak se 15 të infektuar aktivë dhe disa ditë pa raste të reja, Shkodra po kthehet në një qark u pastër nga koronavirusi. Por shqetësimi i mjekëve është për variantet e reja që janë shfaqur, ndaj sugjerojnë vaksinimin si zgjidhjen më të mirë.
Shkodra po shkon drejt shërimit të plotë nga Covid 19.
Në të gjithë qarkun janë 15 qytetarë të prekur, dhe prej ditësh nuk ka pasur raste të reja.
“Në disa dite kemi pasur shifra pothuajse zero.”
Megjithatë testimet mbeten të larta.
“Çdo ditë 30-50 raste.”
Me interes më të ulët, vijon edhe fushata e vaksinimit..
Deri më tani 43% e popullatës i ka marrë të dy dozat e vaksinës.
“Me dozat e para janë vaksinuar 69 000persona, me të dytat 65200, me dozat e treta 14 000 persona.”
Prej disa ditësh rastet e infektimeve të reja janë më të ulta se të shëruarit, duke sjelle përmirësim të situatës në rang vend.
Por vigjilenca nuk duhet ulur thonë mjekët, kjo ndikuar edhe nga rastet e reja të nënvariantit të Omicron që është shfaqur në disa vende europiane.