“Kinder Suprise” heq miliona çokollata nga tregu, arsyeja tepër shqetësuese

Kush ka fëmijë e di mirë, që sa herë do shkojë në dyqanë apo market është i “detyruar” t’i blejë një “Kinder Surprise”, një nga çokollatat më të preferuarapër fëmijë dhe jo vetëm.

Kompania e njohur “Ferrero” ka tërhequr nga tregu miliona pako të çokollatave të preferuara të fëmijëve “Kinder Surprise”, që i gjen kudo edhe në cdo market dhe dyqan edhe në Shqipëri.

Siç njoftojnë autoritetet shëndetërore angleze dhe skoceze, bëhet fjalë për çokollatat “Kinder Surprise” të prodhuara në Belgjikë dhe që skadojnë mes 11 korrikut 2022 dhe 7 tetorit 2022.Kompania dyshon se ky prodhim është i kontaminuar me bakterin e Salmonelës, i cili shkakton diarre, dhimbje koke, ethe, ndërsa mund të çojë deri në humbje jete nëse nuk trajtohet siç duhet dhe po ashtu lë shumë pasoja të rënda.

Para se kompania të urdhëronte tërheqjen e cokulltave në fjalë, autoritetet kryen hetime duke hedhur dyshime të forta se ishte pikërisht kjo çokollatë që kishte shkaktuar më shumë se 100 raste me Salmonelë në Europën Perëndimore dhe në ishullin britanik.

Agjencia e Standardizimit të Ushqimeve në Britaninë e Madhe i ka bërë thirrje publike gjithë konsumatorëve që të mos i hanë këto çokollata nëse i kanë blerë dhe nuk i kanë konsumuar ende.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...