Gjergj Luca rrit rrogat me 8% në kohë krize: Do bëjmë protestë të hiqet…

Gjergj Luca është nië biznesmen i njohur në vend dhe shpeshherë objekt i akuzave të opozitës për mbëshetejen dhe lidhjen që ka sipas tyre me qeverinë Rama.

Sipërmarrësi i njohur i industrisë ushqimore, nuk është ndalur as nga kriza energjitike dhe rritja e çmimeve për të rritur rrogat e punonjësve të tij. Përpara pothuajse të gjitha punonjëseve, ai deklaroi se do ta rriste normën e punës me 8%, duke bërë një sakrificë të konsiderueshme.

“Tani ajo që do bëj unë është: normat, meqënëse është ngritur paketa e ushqimeve, unë do t’i paguaj 8% më shumë. E kuptoni ça do të thotë t’i paguaj në këtë krizë unë 8% më shumë? 8% më shumë do ta paguaj i gjithë prodhimi. Si për ju, për shrimpsin, për koncelatin, si për të gjitha. 8% do ta paguaj Rozafa, më shumë, kupton apo jo”, tha Luca.

Ndër të tjera, ai paralajmëroi se ndonjë ditë do marrë gjithë punëtorët e tij dhe do protestojë para kryeministrisë për të ndryshuar politikat e asistencës sociale.“Pse ju që punoni, prodhoni, paguani taksa, rrini 28 ditë në punë, mbani fëmijët, lani burrin, mbani në peshë gjithë historinë e familjes, duhet të paguani edhe taksa, dhe ato komshitë tuaja që i keni parazitë me asistencë sociale,

kërkojnë lekë nga shteti me i kompensu faturat e energjisë, kërkojnë lekë nga shteti për t’i çuar fëmijët nëpër shkolla, në universitete, me dal me pesa me gjashta, me mor një diplomë me thënë kemi diplomë.Ju, të gjithë ju, duhet t’i ngrini këto probleme dhe duhet të çoheni peshë, edhe ndonjë ditë do t’ju marr të gjithëve, do ngre edhe nja 10 fabrika të tjera, edhe do shkoj aty përpara Kryeministrisë dhe do bërtas:

Ndërroni politikat e asistencës sociale, sepse nuk mundet në këtë vend ca të Lenës dhe ca të Prenës.Ca punojnë e i del shpirti, ca rrinë te shtëpia dhe nëpërmjet duarve tuaja, taksave tuaja, duhen paguar. Kjo është e turpshme”, u shpreh Gjergj Luca.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...