U zhgënjye nga e dashura, djali shqiptar i jep fund jetës në Volos të Greqisë

Një ngjarje shumë e dhimbshme ka ndodhur në Greqi.

Më saktë, në qytetin Volos, aty ku ka shumë shqiptar. Një i ri shqiptar i ka dhënë fund jetës dhe arsyeja është dashuria e humbur.Mediat greke bëjnë me dije se i riu që ndërmori këtë vendim përfundimtar është Laertis S.

Ai punonte në Volos në një restorant në Nea Joni.Mësohet se i ndjeri i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një pemë, ku është gjetur nga kalimtarët krejt rastësisht, të cilët kanë njoftuar autoritetet menjëherë.

TheNewspaper.gr shkruan se i 30-vjeçari i ka dhënë fund jetës pas një zhgënjimi në një lidhje dashurie. Një histori tipike kjo e të rinjve, të cilët zhgënjehen dhe marrin vendime të pafalshme.Familja e tij kërkon që djali të varroset në Shqipëri, ndërsa ende nuk është vendosur nëse lamtumira e fundit do të jepet në Volos apo në vendlindje.

Ngjarje të tilla le të shërbejnë si mesazhe të forta për familjet shqiptare kudo që janë. Nëse fëmija juaj, zakonisht adoleshent, po përjeton një gjë të madhe, duhet ta ndihmoni sa jeni në kohë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...