Rama shkon në aeroportin “Nënë Tereza”: Kërkohen punëtorë, paga 600 mijë lekë e lart

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet nga salla e re VIP në aeroportin “Nënë Tereza”.

Nëse ankoheni për rrogat në Shqipëri, ai duket se ka gjetur një zgjidhje.Rama bën me dije se po punohen detajet e fundit në sallën e re për udhëtarët, ku kërkohen vajza e djem të sjellshëm e punëtorë, me paga që fillojnë nga 60 mijë lekë të reja e lart.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë shtoi se aeroporti i kthyer në kantier ndërtimi po përgatitet për një numër rekord turistësh në sezonin që po afron në verë. Praktikisht, që në maj. Në imazhe duket se janë përdorur motive popullore shqiptare për t’i dhënë një pamje tjetër kësaj salle VIP.

Gjërat duken 100% gati dhe të paktën nga pamjet që ofroi kryeministri për publikun, plani duket se ka shkuar me sukses. Urojmë që disa të rinj dhe të reja vërtet të kenë mundësi për të punuar në aeroport me paga të denja, që të jetojnë si njerëz në Shqipëri, pa dashur të largohen nga vendi.

Nëse kryeministri është zotuar për pagën që ka premtuar për të rinjtë, po e besojmë. Fjali të tilla ka thënë edhe për peshkatarët në Vlorë, por në fund nuk rezultoi informacion i saktë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...