Historia e dhimbshme/ Humb djalin në ditën e dasmës…

Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan vjen Vasilika, e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë. Një fustan që ajo nuk ka mundur dot ta veshë në ditën e rëndësishme të saj, një ditë Gushti në vitin 2013.

Asokohe, vetëm disa muaj më parë Vasilika mori vesh se ishte shtatzënë, në pritje të një djali. Ditën e dasmës, ajo ishte në muajin e tetë të pritjes së ëmbël e teksa kishte mbaruar ritualet e bukurisë përpara veshjes së fustanit të bardhë, pësoi hemorragji. Menjëherë e dërguan në spitalin e Lushnjes, ku mjekët konstatuan se jeta e saj kërcënohej.

Vasilika: Sa mbërritëm, panë gjendjen, nuk ishte fare mirë se kisha humbur shumë gjak, bebin e kisha humbur në atë kohë por nuk po më tregonin në ato momente. Gjëja e fundit që mund të bënin ata ishte që do e fusim në sallën e operacionit, do shpëtojmë jetën e vajzës, do heqim fëmijën dhe mitrën. Shkaktarja ishte halla ime që nuk pranoi.

Ardit Gjebrea: Për mirë?

Vasilika: Për mirë. Tha “jo unë nuk e lë vajzën këtu, do ta çoj me urgjencë në Tiranë”. Më çuan me ambulancë në Tiranë, sapo mbërrita më kanë futur direkt në sallën e operacionit, nuk kam pritur asnjë minutë.

Ardit Gjebrea: Por ndërkohë kur ti ishe në Lushnje, e more vesh që e kishe humbur djalin?

Vasilika: Të gjithë e dinin përveç meje, unë s’dija asgjë.

Ardit Gjebrea: Po bashkëshorti?

Vasilika: Bashkëshortit nuk ia thanë në atë moment .

Ardit Gjebrea: Pra, vetëm ti dhe bashkëshorti nuk e dinit?

Vasilika: Jo, nuk e dinim.

Ndërkohë në mes të gjithë këtij problemi, dasmorët ishin ende në pritje, ndërsa Vasilikës, për mos ta shqetësuar në gjendjen ku ndodhej, i thanë se fëmija ishte mirë. Lajmin e hidhur ajo do ta mësonte një ditë më vonë.

Vasilika: Pritën sa u qetësova, burrit i thanë që duhet të shkosh në dasmë për respekt të njerëzve se kanë ardhur të gjithë.

Ardit Gjebrea: Kjo, pasi u siguruan që ti e kalove rrezikun e jetës.

Vasilika: Po, u sigurua që unë isha mirë, çdo gjë ishte në rregull, vendosën që ata njerëz që ishin të pranishëm t’i mbushnin mendjen burrit që të shkonte të paraqitej në dasmë.

Ardit Gjebrea: Shkoi burri, u bë dasma.

Vasilika: Dasma u bë, por dasma u bë pa nuse.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...