Basha nga Shkodra: PD të çlirohet nga ai që e sheh partinë si pronë private

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha ka folur lidhur me vendimin e gjykatës për regjistrimin e Kuvendit të 11 dhjetorit sot ne Shkoder

 

Nga Shkodra Basha, tha se vendimi i Gjykatës tregon korrupsionin në drejtësi. I pyetur nëse do të marrë pjesë në mbledhjet e tjera, Basha tha se grupi duhet të çlirohet nga ai që e sheh partinë si pronë private.

 

“Vendimi i gjykatës i paligjshëm dhe kjo do të faktohet. Unë nuk kam refuzuar asgjë që i shërben demokrateve, refuzoj propagandën dhe makinacionet e vjetra politike që i shërbejnë një personi. Mund të kem bërë gabime gjatë drejtimit të PD

por nuk kam bërë faj në asnjë moment. Unë besoj se grupi parlamentar i PD duhet të ketë lirinë të vendosë i lirë pa trysni nga Berisha që e shikon PD si pronë private. PD është në një krizë për shkak të propogandës që po bëhet.

E ardhmja ime është e ardhmja e përditshme e çdo shqiptari, të qëndrojmë fort për vlerat e parimet. Shqiptarët jetojnë në skllavëri moderne dhe mposhtja e sistemit është qëllimi kryesor”, tha Basha

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...