“Alqi Bllako nuk ishte rastësisht në listën e PS”, Artan Hoxha zbulon çfarë ka në dorë ai…

“Nëse Alqi Bllako bashkëpunon me drejtësinë, merr me vete edhe shumë të tjerë”, ishte kjo deklarata e gazetarit Artan Hoxha, teksa po fliste prangosjen e deputetit socialist.

Sipas gazetarit, Bllako është një pikë lidhëse mes personave që janë në kërkim për aferën e inceneratorëve dhe veprimeve që janë kryer. Hoxha thekson se ka shumë gjëra që mund të jenë negociuar me ish-deputetin dhe se prokurorit i nevojitet bashkëpunimi në këtë situatë.

Hoxha kujton po ashtu se Alqi Bllako nuk ishte rastësisht në listën e PS, duke lënë pas dhe figura të njohura në këtë forcë politike.

“Prokurori ia ofron këtë status kujtdo personi, që kanë njohur të rëndësishme mbi hetimet. Bllako është një pikë e rëndësishme lidhëse e atyre që janë në kërkim dhe veprimeve që janë kryer. Bllako edhe po nuk ka bërë vetë shumë gjëra di çfarë ka ndodhur sepse në duart e tij kanë ndodhur.

Sot po akuzohet për tjetërsim të një trualli. Prandaj u bë i rëndësishëm fakti dje që nuk po gjendej. Sepse për dijeninë që ka mbi çështjen nëse pranon të bashkëpunojë ai mund të marrë me vete shumë të tjerë”, shkruan Hoxha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...