Moderatorja e Top Channel u martua sot dhe nuk është aspak shaka për 1 prillin

ModeratorjaDojna Mema dhe këngëtarja Vlashent Sata janë zyrtarisht burrë e grua.

 

Lajmin e ndanë me një album fotosh në Instagram ku të dy shfaqen me lule në duar jashtë zyrës së Njësisë Bashkiake ku janë celebruar.“Çdo 1 prill do festojmë përvjetorin e martesës. Jo, nuk është shaka”, ka shkruar Dojna në postimin e bërë në profilin e saj. Sigurisht që komentet dhe urimet ishin të shumta. Moderatorja e Top Channel u martua sot dhe nuk është aspak shaka për 1 prillin

 

Pa dasmë tradicionale, pa fustan të bardhë, por me një kostum të bardhë të thjeshtë dhe atlete, Dojna dhe Vlashenti i treguan të gjithëve që nuk janë hiç fare një çift i zakonshëm.Moderatorja ka pasur si detaj tradicional dasme veç buqetën e luleve. Çifti janë në pritje të fëmijës së parë që do jetë djalë dhe pritet të vijë në jetë së shpejti.

 

Ndërkohë që pak kohë më parë kur e pyesnin Dojnënse kur kishte në plan të martohej, moderatorja përgjigjej “Për momentin nuk e kam në plan të martohem. Jam e lumtur, e plotësuar dhe e rrethuar me dashuri. Martesa më pëlqen shumë si ritual, por me covid dhe kohërat që po jetojmë, s’më duket aspak momenti.

 

Pastaj, jam tradicionale aq sa ëndërroj propozimin më romantik që mund të ekzistojë. Pa ardhur ai, s’lëviz nga mami im”-tha Dojna.Por duket se Dojna paska ndryshuar mendim shpejt dhe sot vendosi të martohet edhe zyrtarisht me Vlashentin. Urime ciftit dhe u plakshi bashkë!

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...