Komiteti Teknik i Ekspertëve: Nuk do të ketë më dasma me 50 vetë

Në mbledhjen në mesditën e sotme, Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka marrë vendimet e reja ë lidhje me situatën e pandemisë COVID-19 në Shqipëri.

 

Zv.Ministrja e Shëndetësisë dhe anëtare e këtij Komiteti, Mira Rakacolli, ka njoftuar se është hequr kufizimi deri në 50 persona për grumbullimet, duke i hapur rrugë zhvillimit të dasmave dhe aktiviteteve të tjera.

 

Nuk ndryshojnë masat për personat që hyjnë në Shqipëri, të cilët duhet të paraqesin pasaportë vaksinimi ose test PCR, ndërsa karantinimi në rast pozitiviteti mbetet 5 ditë.“Hiqet kufizimi i numrit të personave deri në 50 vetë në aktivitetet kulturore, sportive apo grumbullime të tjera dhe të mbushjes së kapaciteteve deri në 30% të hapësirave ku bëhen këto aktivitete.

 

Mbeten në fuqi: Ata që hyjnë nnë Shqipëri, duhet të paraqesin një nga dokumentat: Pasaportë vaksinimi, test PCR të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejt antigenik brenda 48 orëve.Ata që janë konfirmuar pozitiv me COVID, duhet të respektojnë periudhën e izolimit për të paktën 5 ditë.

 

Në aeroporte do të lejohen të hyjnë të gjithë qytetarët që respektojnë rregullat e përcaktuara.Në të gjitha institucionet shëndetësore nuk lejohet hyrja e familjarëve për personat që janë të shtruar. Maska do mbahet në ambjentet e mbylluratha zv. ministrja Rakacolli.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....