Top Channel mbyll emisionin e njohur, plotësohet dëshira e Sokol Ballës

Pas rikthimit si drejtor informacioni në Top Channel, Sokol Balla filloi direkt me ndryshime drastike.

Së pari iu ka kërkuar drejtuesëve largimin e Eni Vasilit dhe së dyti rikthimin e emisionit të tij të dikurshëm të quajtur “Top Story”.Kur ishte Balla, “Top Story” ishte një format politik, që transmetohej dy herë në javë.

Me largimin e Ballës nga Top Channel, ai vazhdoi në televizionet e tjera ku shkoi emisionin e tij por me emër ndryshe “Real Story”.Balla iku nga TCH, por “Top Story” mbeti aty por erdhi me një ndryshimd rastik duke mos qenë më një emision politik por një emision invetigativ me qëllim nxjerrjen në pah të skandaleve në Shqipëri.

Balla tani që u rikthye në TCH ka kërkuar të rikthehet me emisionin e tij të dikrushëm, kjo ka bërë që TCH të ndërpresë në mënyrë krejt të papritur transmetimin e emisionit aktual “Top Story”. Më poshtë po iu sjellim reagimin e plotë të stafit të Top Story.

Me keqardhje njoftojmë publikun, se emisionit investigativ #TopStory, i duhet të ndërpresë transmetimin në televizionin kombëtar Top Channel.

Ditën e djeshme, e mërkurë 30 mars 2022, në mënyrë të pashpjegueshme, është njoftuar stafi për anulimin e emisionit me temë “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, edhe pse promo kishte tre ditë që ishte transmetuar në Top Channel. Ky #investigim nxirrte në pah problemet, abuzimet dhe korrupsionin në ndërtimin e qendrave të qyteteve në 8 vitet e fundit.

Në fakt prej disa muajsh, stafi i Top Story është ndjerë nën presion nga drejtuesit, duke nisur që në mënyrën e trajtimit të temave, largimin nga detyra të autorit të emisionit, ndëhyrjet në linjën editoriale, e deri në censurimin e emrit të emisionit.

Duhet theksuar se Top Story është vlerësuar me 4 #çmime ndërkombëtare, dy prej të cilëve nga Bashkimi Europian dhe dy të tjerë nga OSBE. Top Story nisi transmetimin në 19 Shtator 2018, me një ekip gazetarësh profesionistë, të cilët e tejkalonin informacionin bazë të raportimit.

Ky ekip ka realizuar mbi 100 #dokumentarë duke denoncuar afera të të gjitha llojeve nga konçesionet, kompanitë e mëdha, oligarkë, e deri në nivele zyrtarësh të lartë politikë apo drejtësie që cenojnë interesin publik. Prej 12 muajsh, Top Story gjithashtu kishte fituar një grant mbështetës nga #BashkimiEuropian, me vlerë 165 mijë euro, për të mbështetur pavarësinë editorial të këtij emisioni investigativ.

Edhe programi i patransmetuar ditën e djeshme “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, ishte pjesë e financimit te Bashkimit Europian. E sikur të mos mjaftojnë të gjitha këto, sëfundmi Top Story do t’i hiqej edhe emri i programit, për shkak se do ti jepej një emisioni politik, i diskutueshëm për pozicionimin pro qeverisë.

Në respekt të publikut, stafi i Top Story ju njofton se do të transmetojë të gjitha temat e papublikuara ose të censuruara, në një kanal tjetër komunikimi.Shihemi së shpejti! Stafi i Top Story!

Nuk pritej! “Po të puth unë sonte”/ Ç’ndodhi mes Kiarës dhe Luizit gjatë natës? Ai mbetet pa fjalë nga reagimi i moderatores (Video)

Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme, banorët kanë darkur të gjithë së bashku dhe më pas janë ulur për të fjetur.   Duket se...

Ky eshte bashkeshorti i Diola Dostit mjeku i i njohur Kosovar. Foto

Diola Dosti është nutricionistja e njohur shqiptare, që u bë pjesë e “BBVA”. Ajo, ishte e martuar me gjinekologun Dardan Baftiu, me të cilin ka...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME