Top Channel e akuzoi si GJOBAXHI, kundërpërgjigjet redaktori i Top Story: Sokol Balla, a po i vë gjobë fabrikave të prodhimit të vezëve? Zonja Hoxha, pse po i bie Kadastrës përditë?

Emisioni Top Story dhe televizioni Top Channel i kanë ndarë rrugët në mënyrë jo paqësore,

pasi në faqen zyrtare të emisionit në facebook, Top Channel akuzohej se kishte censuruar disa emisione, i fundit me temë “Oligarkët e Rilindjes Urbane”.

Sipas drejtuesve të emisionit, prej disa muajsh, stafi i Top Story është ndjerë nën presion nga drejtuesit, duke nisur që në mënyrën e trajtimit të temave, largimin nga detyra të autorit të emisionit, ndërhyrjet në linjën editoriale, e deri në censurimin e emrit të emisionit.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i top Channel, që në një artikull të botuar në portalin e televizionit, i akuzon drejtuesit e emisionit si gjobaxhinj, që nuk kanë patur asnjë qëllim tjetër veçse të përfitojnë për vete duke shkelur etikën e televizionit.

Ndërkohë, pas lajmit të Top Channel, ka ardhur edhe reagimi i Endrit Habilajt, një nga drejtuesit e Top Story, i cili i drejton disa pyetje pronares Vjollca Hoxha dhe drejtorit të ri, Sokol Ballës.

Ai e pyet Hoxhën nëse i ka vënë gjobë Samir Manes duke anulluar emisionin “Kadastra e Vlorës” dhe përse po e sulmin çdo ditë Kadastrën, ndërsa Ballën e pyet nëse po i vendos gjoba fabrikave të prodhimit të vezëve.

Postimi i plotë:

Një sqarim për publikun!

Ky shkrim është i turpshëm dhe që nuk i bën nder jo Top Channel, por askujt.

Tani le të marrim me radhë disa fakte:

– E para, unë kam dhënë dorëheqjen në 28 shkurt 2022. Nga ajo ditë, nuk kam patur fare akses për emisionin Top Story.

– E dyta, emisioni “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, është realizuar nga Esmeralda Keta, fituese e dy çmimeve të BE. Tema është realizuar fare pa ndërhyrjen time. Dhe kjo mund të provohet lehtësisht duke kontaktuar Esmeraldën. Emisioni është anulluar dje, në 30 Mars 2022.

– E treta, emisioni i Rilindjes Urbane, ishte raportuar tek Bashkimi Europian, një projekt që e fitoi nëpërmjet aplikimit tim dhe FES. Unë sot e kësaj dite, këtë temë nuk e kam parë.

– E katërta, një pyetje për Vjollca Hoxhën, a ke vënë gjobë ti ndaj Samir Manes, duke anulluar emisionin “Kadastra e Vlorës”?!

– E pesta, një pyetje për Sokol Ballën, a po i vë gjobë fabrikave të prodhimit të vezëve dhe çfarë gjobash i ke premtuar Vjollca Hoxhës, me ardhjen në Top Channel.

– E gjashta, zonja Hoxha, përse po i bie Kadastrës përditë, a ke kërkuar legalizimin e objektit Folie Marine dhe më pas ndërtimin e një kulle aty?

– E shtata, faqja e facebook, është krijuar nga ekipi i Top Story dhe me ardhjen e Sokol Ballës kjo faqe u kërkua ti kalohej atij. I sugjerojë të ngrejë një faqe vet, siç ka ngritur shumë gjëra.

– E teta, ekipi i Top Story, nuk është njoftuar për ndërrimin e emrit dhe që emisioni politik i Sokol Ballës do të merrte këtë emër.

– E nënta, thirrje për kolegët, ky është TOP CHANNEL!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...