“Tani është momenti” Bardh Spahia bën betimin si kryetar i Bashkisë Shkodër

Bardh Spahia ka nisur zyrtarisht rrugëtimin si kryebashkiak i Shkodrës.

Ai sapo u betua përpara anëtarëve të Këshillit Bashkiak si dhe firmosi formulën e betimit.

Në fjalën e tij, Spahia u shpreh se do të jetë kryetar i të gjithë shkodranëve, pavarësisht nga zgjedhja e qytetarëve në datën 6 mars.

Spahia bëri thirrje për bashkëpunimin e të gjithëve, për Shkodrën dhe shkodranët.

“Nisin sot së bashku një mision për t’i shërbyer Shkodrës dhe shkodranëve, për besimin që ata më dhanë. Falenderimi im është për të gjithë, pa përjashtim, për ata që më votuan dhe për ata që për një arsye apo një tjetër, nuk më votuan.

Kam bërë një premtim, do të jem kryetar i të gjithë shkodranëve, pavarësisht nga zgjedhja e tyre në datën 6 mars.

Ky mandat është i shkurtër, por ne do të bëjmë maksimumin, jo vetëm për të realizuar projektet, por për të gjetur mundësi të tjera për të shtuar investimet në Shkodër.

Duhet të bashkëpunojmë të gjithë bashkë, pa asnjë dallim, për Shkodrën dhe shkodranët. Tani është momenti për të nisur punën për shtëpinë tonë të përbashkët, për të ndërtuar të sotmen, me vështrimin nga e ardhmja.

Nga dita e sotme, unë si kryetar i bashkisë dhe ju si këshilltarë bashkiakë, nisim së bashku një rrugëtim me synimin për ti shërbyer sa më mirë Shkodrës dhe shkodranëve.

Para se të jemi në këto detyra, para se të jemi përfaqësues të një subjekti të caktuar politik, që na ka propozuar dhe mbështetur, jemi shkodranë”, u shpreh kryetari i ri i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img