Edi Rama e ka vendosur: Do i ndajme familjet, ato që janë të pasura do e paguajnë më…

Në seancën e sotme në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka një lajm të keq për familjet e pasura, të cilat duhet ta paguajnë më shtrenjtë energjinë sesa ato që nuk janë të pasura.

 

“Po bëhet dhe një studim për familjet e pasura, për të parë nëse mund të bëjmë një ndarje të përkohshme, ku ata që kanë më shumë të paguajnë më shumë në faturën e energjisë. Ndërkohë, asnjë familje tjetër nuk do ketë rritje në faturën e energjisë, ku ne do vazhdojmë të paguajmë diferencën”, tha kryeministri Rama.

 

“E gjithë bota është në këtë situatë. Edhe Australia që është në fund fare të botës, është në këtë situatë. Kur unë lajmërova për afrimin e një krize politike, dolët këtu dhe io thatë të gjitha,. Por vetëm një gjë nuk thatë, që kjo ishte e vërtetë. Kriza energjitike filloi para se të fillonte situata në Ukrainë”, tha Rama.

 

“Jemi në kushtet ku nuk flitet më për çmime. Mbrëmë ministri i Ekonomisë gjermane, lajmëroi se qeveria do paraqiste planin për kufizimin me gaz nëpër familje.Jemi në kushtet kur kriza ka arritur të prekë shtetin më të fuqishëm të Europës. Ne, në momentin kur elaboruam atë që po vinte dhe thamë se do merrnim masat përkatëse dhe u zotuam se nuk do e rrisnim çmimin”, shtoi Rama.

 

Tani se si do vendoset kush queht familje a pasur dhe kush quhet familje e varfër do vendoset ditët në vijim. Pak ditë më parë, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, tha se një shqiptar që merr 130-140 euro në muaj nuk quhet i varfër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...