Rama paralajmëron: Deklaroni pagat reale të punonjësve, ndryshe do…

Rikthehet çështja e pagave, pasi Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ditën e sotme të gjitha bizneset se në rast se nuk deklarojnë pagat do të përfundojnë në prokurori. Këtë gjë e kemi dëgjuar plot herë të tjera, por urojmë që kryeministri ta këtë seriozisht.

Gjatë takimit me eksportues dhe importues, Rama tha se do të goditen të gjitha bizneset nëse dalin keq me deklarimet e pagave nga hetimi tatimor.“I bëj thirrje të gjithëve që në deklarimin e pagave të vënë atë reale sepse do të godasim pa asnjë tolerancë aty ku do t’i kapim.

Nëse dalin keq me pagat nga hetimi tatimor, ata do të shkojnë të përballen me prokurorinë. Nuk mundet dot që ne të flasim për pensione të ulëta dhe ndërkohë të tolerohet që pensionet të goditen nga mospagimi i sigurimeve për pagën përkatëse”, tha kryeministri Rama.

Kriza që ka mbërthyer gjithë botën, po ndihet jashtëzakonisht shumë në Shqipëri. Një rritje shumë e madhe e cmimeve të produkteve kryesore ushqimore dhe të cdo gjëje tjetër.

Dy janë problemet kryesore që po haset bota tani, e para është kriza e naftës dhe e dyta kriza e energjisë, gjithnjë sipas kryeministrit tonë Edi Rama.Në një takim me importues, eksportues dhe përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës.

Kryeministri deklaroi se bizneset e mëdha duhet të mendojnë seriozisht për prodhimin vetë të energjisë me panele diellore, ndërkohë që qeveria do të mbështesë edhe familjet që duan të investojnë për të tilla panele.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...