Deputetja më e vjetër e Shqipërisë del kundër uljes së taksave: Nuk i keni sytë në ballë ju?

Deputetja më e vjetër e Parlamentit tonë, Luljeta Bozo, në një reagim të fundit në “Top Talk” thotë se qytetarët shqiptarë duhet të solidarizohen me krizën, të cilën edhe vendi ynë po e kalon për shkak të situatës Rusi-Ukrainë.

 

“Duhet të sensibilizohen njerëzit, se sytë në ballë i kanë… ata shkojnë përditë që blejnë dhe menjëherë sinjalizojnë, të vijnë grupet, të kontrollojnë dhe të marrin masa. Kjo është situatë e jashtëzakonshme”, tha deputetja Bozo.

 

“Ulja e TVSH-së për konsumatorin nuk ka asnjë rezultat. Shteti subvencionon 80% të energjisë, të asaj që ne paguajmë në shtëpi, po nga t’i nxjerrë këto lekë shteti. Janë ulur në maksimumin e mundshëm. Shpenzimet për shërbimet ndaj qeveritarëve janë ulur në minimumin e mundshëm”, shtoi Bozo.

 

Ndërkohë, shumë shqiptarë të zakonshëm nuk janë aspak dakord me zonjën Bozo dhe deklaratën e saj, ndaj dolën edhe sot në protestë që u mbajt në orën 17:00 para kryeministrisë.

 

Qeveritarët tanë një më dy thonë që kriza vjen na situata që po ndodh mes Ukrainës dhe Rusisë. Po kjo situatë prek vetëm Shqipërinë e pse jo vendet e rajonit.

 

Mjafton të karahasosh Shqipërinë me Kosovën dhe ke një ndryshim të frikshëm cmimesh, këtu tek ne janë gati dy herë më të shtrenjtë. Për të mos folur pastaj për Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

‘Pse moj zonja injorante’! Sindi e ‘Për’puthen’ i kthehet rëndë ndjekëses

Ajo mori vëmendje te “Për’puthen” dhe u komentua shumë...

Kush valle? Rovena Stefa publikon pamje me prindërit nga vila që ka blerë në Kosovë

Këngëtarja Rovena Stefa, kohët e fundit i ka befasuar...

(Foto) Lori Hoxha tregon pamjet se si duket shtëpia e ‘Big Brother Vip’, ja kur nis

Teksa të gjithë presin që të fillojë “Big Brother...