Bora Zemani i kërkoi shumën e madhe të parave? Ermal Mamaqi nxjerr prapaskenat, deklarata e papritur edhe për Donaldin e Trixën

Aktori Ermal Mamaqi i ftuar sëfundmi në emisionin ‘Natën me Aulonën’, ka sqaruar disa nga deklaratë e tija që janë bërë virale në rrjetet sociale dhe kanë shkaktuar zhurmë.

Ai ka folur për situatën që bëri bujë në ‘Big Brother VIP’, duke u cilësuar si arsyeja e ndarjes së Beatrix me Donaldin, për një shaka që kishte bërë si i ftuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Nuk besoj që është kjo, arsyeja që ata janë ndarë dhe nuk e di që janë ndarë. Desha të them po ç’lidhje ka këtu Bora”, u shpreh aktori.

Biznesmeni i njohur ka sqaruar për të gjithë edhe një deklaratë për Borën të bërë në një nga intervistat paraprake, gjoja për një shumë të madhe që i kishte kërkuar për t’u bërë pjesë e një projekti të Mamaqit.

“I detyrohem Borës një sqarim dhe të gjithë njerëzve, se ajo pjesa që unë kam përmendur Borën ka qenë një shaka shoqërore. Borën e kam një shoqe shumë të mirë, është një nga njerëzit që janë në ekran dhe unë e vlerësoj shumë për punën dhe për arritjet që ajo ka bërë sigurisht që është e vërtetë që i kam prezantuar për të marrë pjesë si aktore, por jo në serial. Në një film tjetër.

Ka qenë e gjitha një lojë, një moment për të krijuar një intrigë të vogël që të flisnin njerëzit. Asgjë nga ajo nuk ishte e vërtetë, nuk është se ka kërkuar shumë lekë. Jemi shumë miq. Është Bora të cilën unë e kam parë dhe projektuar, kam folur me të ka shpreh interesin. Është fjala për një film në kinema”, ka thënë më tej ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...