Pas skandalit të sotëm, Edi Rama mbledh me urgjencë ministrat

Kryeministri Edi Rama ka thirrur me urgjencë mbledhjen e qeverisë, pak orë pasi SPAK kërkoi ndalimin e deputetit socialist Alqi Bllako për aferën e inceneratorëve. Mbledhja e qeverisë do të mbahet në vilën qeveritare 31, e cila ndodhet në afërsi të Kryesisë së Kuvendit.

 

SPAK lëshoi sot disa urdhërarr este për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, ku në mesin e tyre ishte dhe emri i deputetit socialist Alqi Bllako. Për këtë të fundit, SPAK i ka kërkuar zyrtarisht Kuvendit heqjen e mandatit.

 

“Për shtetasin Alqi Bllako, nisur nga fakti që është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Prokuroria e Posaçme bazuar në parashikimet e nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288/1/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg”“, thuhej në njoftimin e SPAK.

 

Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, tashmë pas hekurave, dhe Alqi Bllako, asokohe në pozicionin e sekretarit të përgjithshëm akuzohen se kanë falsifikuar dokumentet në favor të projektit të shoqërive koncensionare.

 

SPAK ka sekuestruar po ashtu një apartament me vlerë rreth 150 milionë lekë të vjetra në pronësi të babait të deputetit, e cila dyshohet se është vënë si pasojë e aktiviteteve të paligjshme.

 

Nisur nga kjo situatë, mësohet se kryeministri i vendit Edi Rama ka ëkrkuar me urgjencë takim me disa nga ministrat. Sakaq, në orën 17:00 është njoftuar se do të mblidhet Kryesia e Partisë Socialiste.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img