“Dimri do të vijojë”, meteorologët paralajmërojnë kthesën e papritur të motit

Ekulibri në shtjellën e ftohtë polare dikton kushtet e motit në hemisferën veriore, përfshirë Europën.

Deri në fundin e muajit mars, në rrethin polar vijon anomalia termike; masat ajrore të ngrohta janë vendosur në këtë rajon duke shtyrë drejt gjerësive mesatare masat e ftohta polare. Në këto kushte, pjesa më e madhe e Europës do të mbetet në kushte dimri.

Kjo anomali e fushës termike në kontinent është krijuar si pasojë e krijimit të “kanalit” të qarkullimit të masave të ngrohta nga Atlantiku drejt Rrethit Polar e shoqëruar kjo me rrymën oqeanike të Golfstrimit. Ky aksion i dyfishtë ka detyruar ajrin e ftohtë polar të zbresë drejt gjerësive mesatare deri në jug të Europës.

Që stina e pranverës të vendoset në Europë, duhet të mbyllet të paktën “kanali” i qarkullimit ajror nga Atlantiku Verior drejt Polit të Veriut në mënyrë që masat ajrore polare të shpërndara nëpër Europë, të ngjiten në vendin e origjinës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...