Çfarë pritet të ndodhë? SPAK insiston për arrestimin e deputetit të PS, Edi Rama bën lëvizjen urgjente

Pak orë pasi SPAK kërkoi arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako për aferën e inceneratorëve, kryeministri Edi Rama ka thirrur urgjentisht mbledhjen e qeverisë.

 

Takimi po mbahet në vilën qeveritare 31, e cila ndodhet në afërsi të Kryesisë së Kuvendit.

 

Kujtojmë se SPAK lëshoi sot disa urdhër-arreste për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, ku në mesin e tyre ishte dhe emri i deputetit socialist Alqi Bllako.

 

Për këtë të fundit, SPAK i ka kërkuar zyrtarisht Kuvendit heqjen e mandatit.

 

“Për shtetasin Alqi Bllako, nisur nga fakti që është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Prokuroria e Posaçme bazuar në parashikimet e nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288/1/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg”“, thuhej në njoftimin e SPAK.

 

Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, tashmë pas hekurave, dhe Alqi Bllako, asokohe në pozicionin e sekretarit të përgjithshëm akuzohen se kanë falsifikuar dokumentet në favor të projektit të shoqërive koncensionare.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img