Artan Hoxha thirrje SPAK/ “Të nisë hetimi për mediat që janë paguar nga inceneratorët”

Gazetari invetsigativ Artan Hoxha, përmes një statusi në rrjetet sociale, shkruan se, SPAK duhe të nisë një hetim për të gjithë mediat dhe gazetarët që janë paguar nga inceneratorët.

 

Sipas Hoxhës, nëse duan të rikthejnë besimin e njerëzve, ose duhet tu kthejnë paratë e korrupsionit që përfituan si pagesa reklamash nga mafia e plehrave,ose t’i shijojnë ato miliona korrupsioni dhe të jenë po aq përgjegjës sa ata që i korruptuan.

 

“Nëse nuk mund të hetohen, nuk ka asnjë pengesë ligjore, të detyrohen të kthejnë mbrapsht çdo qindarkë që kanë përfituar”, vijon më tej Hoxha.

 

“Mediat të rikthejnë paratë e inceneratorëve…

Meqë kjo historia e inceneratorëve po i hap ndonjë petë korrupsionit qeveritar, si i bëhet hallit që ky SPAK-u, të nisë një hetim për të gjitha mediat dhe gazetarët, të cilët janë paguar “majmërisht” për t’i bërë marketing, për të mbrojtur apo për të heshtur përballe korrupsionit me plehra…

 

Në fund të fundit do thoni ju, ato pare korrupsioni janë, pse i kanë shpërndarë lart e poshtë nuk kanë bërë ndonjë dëm të madh!!!

 

Në fakt këtu është problemi. Duke blerë median, ato para të plehrave të korrupsionit, kanë bërë një dëm akoma më të madh.

 

Ato nuk janë thjeshtë para të vjedhura nga korrupsioni qeveritar, që kanë blerë median për fshehur të vërtetën, ato janë paratë e taksave tona, paratë e popullit shqiptare dhe duhet t’i kthehen kokërr me kokërr, kushdo qoftë kodoshi mediatik që i ka përfituar.

 

Nga një llogari e thjeshtë rezulton se me aq financime televizionesh, gazetash, portalesh apo gazetarësh, të cilët kanë përfituar, më rezulton se nuk janë pak.

 

Përkundrazi, në total i kalojnë nja 3 milionë euro.

 

Por kam bindjen se ka ende shumë pagesa që nuk i kemi zbuluar….

Justifikimi është se kanë bërë reklamë!!!!

 

I kane bërë reklamë kujt?!

 

I kanë bërë gjoja reklamë një kompanie koncensionare, e cila nuk kishte asnjë rival në treg.

 

Kjo nuk është reklamë, kjo është blerje e qartë si kristali e pushtetit të katërt…

 

Ne tashmë i njohim, cilat janë mediat dhe gazetarët që u blenë nga mafia e plehrave, sidomos para dhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare 2021.

 

Por ata nuk mund të bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

 

Nëse duan t’i kthejnë besimin publikut, duhet të zgjedhin. Ose t’i kthejnë publikut paratë e korrupsionit që përfituan si pagesa reklamash nga mafia e plehrave, ose t’i shijojnë ato miliona korrupsioni dhe të jenë po aq përgjegjës sa ata që i korruptuan….

 

Nëse zyrtarët e lartë apo të ulet, shkojnë në burg sepse kanë përfituar nga paratë e korrupsionit të inceneratorëve, pse mediat “dashamirëse” ndaj qeverisë, pronarët, analistët apo gazetarët që na shesin moral çdo ditë, të mos mbajnë përgjegjësi për dhuratat e majme që kanë marrë nga bosët e djegies së plehrave???!!!

 

Nëse nuk mund të hetohen, nuk ka asnjë pengesë ligjore, të detyrohen të kthejnë mbrapsht çdo qindarkë që kanë përfituar…

 

Në fund të fundit, ato para korrupsioni nga plehrat, që kanë blerë median, janë para të vjedhura nga taksat e qytetarëve më të varfër të Europës….”, shkruan Hoxha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...