Prindërit rrahën nusen shtatzënë, vjehrra: Na ngritën kurth që fëmija mos të vinte në jetë

Mosmarrëveshjet mes familjes së Klodianës dhe nuses së saj, Xhulianës u përshkallëzuan më tej me shtatzëninë e saj.

 

Pas pretekstit të përdorur nga familjarët e Xhulianës për ta marrë atë në shtëpi, të cilin Klodiana e rrëfeu më herët në “Ka Një Mesazh Për Ty”, në shtëpinë e prindërve, ajo përjetoi dhunë fizike, psikologjike e verbale. Por nuk mbaroi me kaq, pasi kundërshtimi arriti pikun e tij deri në një përplasje fizike mes familjeve, që Klodiana e tregon në këtë rubrikë të “E diela shqiptare” në Tv Klan.

 

Ardit Gjebrea: Pas dy javësh, ju si e morët në shtëpi nusen tuaj?

 

Klodiana: Pas dy javësh, që natën e parë që kemi qenë në polici, nusja, në orën 1-2 të natës, nuk e mbaj mend mirë, më ka shkruar një mesazh se atje kemi bërë shumë debat në polici dhe më ka thënë “o ma ti mos u mërzit se unë do vij tek ti. Ti më ke mua, unë nuk rri këtu”. E kishin goditur, rrahur, e kishin torturuar dhe i kishin thënë që “nëse ti do të thuash që do të iki me burrin, me familjen time, ne do të të vrasim, do të rrish këtu me ne, nuk ke të drejtë që të ikësh”.

 

Ardit Gjebrea: A ishte shtatzënë, si mund ta rrahësh?

 

Klodiana: Ishte shtatzënë, 5 muajshe e gjysmë.

 

Pasi nusja u kthye në shtëpinë e Klodianës dhe tregoi çdo gjë, ditët kalonin pa kontakte me familjen e saj. Në muajin e tetë, Klodiana e merr dhe shkojnë të blejnë veshje për fëmijën që do të vinte në jetë.

 

Klodiana: Kur shkoi në muajin e tetë, e nja 10 ditë mund të ishte, dy javë, mora nusen dhe shkuam për t’i blerë rroba bebit. Atë ditë, si mora rrobat, jemi përleshur në pazarin e Korçës.

 

Ardit Gjebrea: Me kë?

 

Klodiana: Me nënën, motrën dhe vëllain e saj.

 

Ardit Gjebrea: Në ç’kuptim jeni përleshur?

 

Klodiana: Jemi përleshur, jemi goditur, nuk dinim asgjë fare, na kishin ngritur një kurth që ai fëmijë të mos vinte në jetë.

 

Ardit Gjebrea: Goditën nusen?

 

Klodiana: Goditën nusen, mua dhe djalin tim. I thanë, aty ka qenë dhe policia, që ky fëmijë që ke ti nuk do të vijë asnjëherë në jetë sepse ne nuk do ta lejojmë./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...