PD në zi, Sali Berisha jep vetë lajmin e hidhur

Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lajmëruar përmes një postimi në rrjetet sociale ndarjen nga jeta të Bexhet Shehut, njërit nga themeluesit e Partisë Demokratike të Dibrës.

 

“Te dashur miq, Bexhet Shehu njeri nga themeluesit e Partise Demokratike te Dibres dhe qeveritar vendor i saj ish futbollisti i talentuar i Korabit dhe Dinamos trajnieri i shquar e Korabit, prindi dhe qytetari shembullor nderi i Qytetit te Peshkopise dhe Mjeshtri i Sportit mbylli syte pergjithmone!

 

Duke shprehur nderimin dhe mirenjohjen me te thelle per kujtimin dhe vepren e tij ju percjelll ngushellimet e mia me te ndjera familjes se tij te nderuar, miqve e te afermve dhe mbare komunitetit dibran per kete humbje te dhimbshme dhe lutem qe shpirti i mire i te ndjerit Bexhet Shehu te gjeje paqen e merituar.

 

Amin! sbNuk munguar as mesazhet prekëse nga figura të tjera të Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës dhe jo vetëm. Po ashtu ngushëllime ka pasur edhe nga klubet ku ai spikati si lojtar e më pas si trajner.

 

Ndërkohë që PD ka humbur një nga figurat që kontribuar shumë për këtë parti, ish-kryetari tashmë i larguar, Lulzim Basha, ka filluar nga puna për të krijuar një parti të re.

 

Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se ai ka marrë një tjetër zyrë jashtë selisë së Partisë Demokratike.

 

Zyra e re është pranë qendrës “Torre Drin”, në afërsi të selisë së PD-së, ku Basha do të zhvillojë mbledhjet e ardhshme me të besuarit e tij.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME