Lajme të mira nga amerikanët për shqiptarët. Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka njoftuar se duke filluar nga 1 Prilli, do të zgjatet vlefshmëria për vizat turistike dhe për biznes në SHBA për qytetarët shqiptarë.Ambasadorja tregon se ky është një hap i madh përpara për të afruar njerëzit e SHBA-së dhe Shqipërisë në këtë 100 vjetor të marrëdhënieve mes vendit tonë dhe Amerikës.
“Duke filluar nga 1 Prilli, vizat biznesore dhe turistike të Shteteve të Bashkuara për qytetarët shqiptarë do të jenë të vlefshme për udhëtim për 10 vjet (nga 3 vjet që janë aktualisht), që është maksimumi në mbarë botën.Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të zgjatur vlefshmërinë e vizës në dhjetë vjet pasqyron faktin që shqiptarët gjithnjë e më shumë po ndjekin rregullat kur vizitojnë Shtetet e Bashkuara.
Ne presim me kënaqësi që t’ju mirëpresim në Shtetet e Bashkuara dhe presim me kënaqësi edhe 100 vite të tjera si miq. Faleminderit!Një hap i madh përpara për të afruar njerëzit e Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Shpresojmë që të vijnë më shumë në vitet në vijim”, shprehet ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim.
Pra, cdo qytetar shqiptar që merr një vizë turistike apo biznesi në 1 prill ose më pas, viza do të jetë e vlefshme për dhjetë vjet, jo vetëm tre sic ka qenë më parë. Një super lajm ky!