Edi Rama refuzon karamelet e të moshuarve në Manëz: “Jam i ëmbël vetë, nuk i dua”

Edi Rama sot ishte në Manëz me Arben Ahmetajn dhe kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriona Sako. Aty iu dhanë celësat e apartamenteve të reja dhjetëra banorëve, të cilët kishin mbetur pa shtëpi pas tër.metit të 26 nëntorit 2019.

 

Ram u prit me shumë sheqer në një nga apartamentet e reja. Atij iu ofruan karamele në shenjë mirëseardhjeje dhe dashamirësie në shtëpinë e një çifti të moshuarish.Ai i befasoi të gjithë duke i refuzuar karamelet. “Jam i ëmbël vetë, nuk kam nevojë”, tha Rama, duke kërkuar t’i jepeshin dy karamele ministrit Arben Ahmetaj pasi “ai është i hidhur”.“Jam shumë i ëmbël vetë, jepja këtij dy se ky është i hidhur”, tha Rama.

 

Kaq mjaftoi dhe të gjithë të pranishmit ia nisin të qeshurës në shtëpi, bashkë me gazetarët.“T’i gëzoni shtëpitë, janë tuajat si pronë e patundshme dhe si trashëgimi për fëmijët tuaj falas. Ky është një nga ato momente kur njeriu që për shkak të detyrës duhet të përballet çdo ditë me çdo lloj pengesash por edhe vështirësish”.

 

“Ia vlen të jesh aty për kaq shumë njerëz dhe së bashku me të tjerë të bësh të mundur që në një kohë të shkurtër, gjithë këta njerëz të kthehen në shtëpi më të sigurta, më të bukura dhe që janë shumë më të mira”, u shpreh Rama.“Ndërsa në një status në facebook ai shkroi: “Zemra plot! Manzë, Durrës, ku sot hapim dyert për 230 apartamente të reja për banorët, të cilët humbën shtëpinë më 26 nëntor 2019”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...