Bordi i Qeverisë do vendosë çmimin e ri të vajit, një bidon 1 litrosh do kushtojë 430 lekë?

Tashmë prej disa ditësh, qeveria ka ngritur një Bord që do përcaktojë cmimet e karburantit dhe cmimet e produkteve bazë ushqimore. Por për habit, në vend që t’i ulë cmimet, bordi po i ngre.

 

Çmimi i vajit të lulediellit duket se do të blihet për 430 lekë për litër nga konsumatorët, ndërsa vetëm pak javë më parë blihej për 320 lekë. Pra do vazhdojë të rritet ndjeshëm cmimi.

 

10 ditë më parë bordi i kontrollit të çmimeve për produktet e shportës vendosi se nga importuesit çmimi i vajit me shumicë do të shitet 209 lekë për litër, ndërsa për konsumatorin 305 lekë për litër.

 

Sot do të mbahet një tjetër mbledhje e bordit për vendosjen e çmimeve të reja, të cilat do rriten në krahasim me atë që u vendos mbledhjen e kaluar

 

Importuesit thanë për “Monitor” se prej dy ditësh kanë nisur pranë bordit faturat e zhdoganimit të mallit, duke përfshirë edhe llogaritjen e kostove të TVSH-së, transportit, magazinimit etj për përcaktimin e çmimeve të reja.

 

“Aktualisht të vetmet mundësi blerjeje janë me rreth 430 lekë për litër i ambalazhuar, duke përfshirë edhe TVSH-në. Po shohim për furnizime më të lirë, por është shumë e vështirë. Nga furnizuesit e huaj sasitë që ofrojnë janë jo më shumë se 200-300 ton”, tha Aredi Sado.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...